2012
Zgjedhja e Kryesisë së Parë të Komunitetit
Kryesia e komunitetit u zgjodh me 30 Qershor 2012. Të zgjedhur ishin: Luan Elezi nga treva e Maqedonisë (Kryetar), Bujar Breznica nga Republika e Kosovës (Nënkryetar), Ilir Ademi nga Treva e Çamerisë (Sekretar), Hasan Ramushi nga Mali i Zi dhe Elton Ademi nga Republika e Shqipërisë (Arkëtar).
Model i Ri i Përfaqësimit
Komuniteti u përcaktua të miratojë një model të ri përfaqësimi me një përfaqësues nga secila trevë shqiptare, me qëllim avancimin e inkuadrimit të popullatës sonë në komunitet.
100-Vjetori i Pavarësisë së Shqipërisë
MBRËMJE JUBILARE — Komuniteti Shqiptaro-Amerikan në Illinois, në bashkëpunim me Albanian Stars dhe Shoqatat tjera, organizoi 100-Vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë me 21 Nëntor 2012, si dhe një koncert të madh festiv me 23 Nëntor 2012. Kryetar i këshillit organizativ u zgjodh Paskal Gjikdhima.
Ngritja e Flamurit në Daley Plaza
Ceremonia e flamurit në Daley Plaza, 28 Nëntor 2012 ora 12. Postuar me 5 Nëntor 2012.
Vizita e Zëvendës Kryeministrit të Maqedonisë Musa Xhaferi
Me 23 Shtator 2012 në qendrën kulturore Islamike Shqiptare, musafir ishte zëvendës kryeministri i Maqedonisë Musa Xhaferi, i shoqëruar nga kryesia e qendrës (Azem Begzati) dhe kryesia e Komunitetit (Luan Elezi).
Promovime Librash dhe Aktivitete Kulturore
Gjatë vitit u promovuan vepra të publicistit Gregory Lima (“Udhëtimi në Maqedoni” dhe “Amerikani”) dhe historiografia “Kosova” e Jusuf Buxhovit. Shoqata e Ulqinit promovoi librin “Pishtarët e lirisë” të Gjylaver Avdiut.
Piloti James Berisha
Me 22 Prill dhe 5 Maj 2012 u mbajtën takime te Xhamia Shqiptare ku i pranishëm ishte piloti i mirënjohur Shqiptaro-Amerikan James Berisha.
Performancë e Fëmijëve Shqiptarë — Athenaeum Theater
Me 29 Prill 2012, fëmijët shqiptar shpalosën traditat kulturore para 52 shteteve nga mbarë bota me një vallëzim të shkëlqyer në Athenaeum Theater, 2936 N. Southport Ave, Chicago, IL 60657.
American University in Kosova (AUK) — Programe Verore
AUK dhe RIT sollën mundësi studimi për studentët e diasporës: programi veror në ndërtimin e paqes dhe transformimin e konflikteve në Ballkan, dhe Kampi veror mbi Gjuhën dhe Kulturën Shqiptare.
Fillimi i Regjistrimit të Popullit Shqiptar në Illinois
Filloi regjistrimi i popullit shqiptar në Illinois nga një grup i ri vullnetar. Postuar me 15 Maj 2012.
Zgjedhje Demokratike për Përfaqësues
Të Premten 30 Mars 2012 në Restaurantin North Star u zhvilluan zgjedhje të lira demokratike për një përfaqësues nga Kosova, me qëllim që së shpejti të kemi një komunitet të madh shqiptar në Illinois.