2013
Përgatitjet për Pavarësinë e Kosovës (2013)
Filluan përgatitjet teknike të komunitetit për manifestimin e pavarësisë së Kosovës (17 Shkurt 2013). Mbledhjet u mbajtën te NorthStar, 6246 N. Western Ave, Chicago. Postuar me 23 Dhjetor 2012.
Festa e Pavarësisë së Kosovës — 15 Shkurt 2014
Manifestimi i Pavarësisë së Kosovës organizuar nga Komuniteti, festohet me 15 Shkurt 2014, ora 6pm-12am, Diplomat West Banquet Hall, 681 W North Ave, Elmhurst, IL 60126. Çmimi me darkë $35 për të rritur dhe $15 për fëmijë (nën 12 vjeç); $30 për anëtarët e komunitetit.
Koncerte për Vitin e Ri 2013
Grupi muzikor Ilirët Productions me këngëtaren Antigona Rrustolli, dhe Grupi muzikor Mëmëdheu, organizojnë koncerte për Vitin e Ri 2013.
Aktivitete të Komunitetit dhe Shoqatave
Gjatë vitit u organizuan takime, promovime librash dhe aktivitete kulturore-fetare në bashkëpunim me Qendrën Islamike Shqiptaro-Amerikane, Shoqatën Ulqini dhe shoqata të tjera që veprojnë në Illinois.