2014

Festa e Pavarësisë së Shqipërisë — Aktivitetet e Nëntorit

Aktivitetet e AACI për Nëntor 2014: (1) Albania’s Independence Day Dinner Celebration, 27 Nëntor 2014, Diplomat West Banquet Halls, 681 W North Ave, Elmhurst, IL 60126, me ikonën e muzikës popullore Merita Halili; (2) Flag Raising Event, 28 Nëntor 2014 ora 12 PM, Richard J. Daley Center, 50 W Washington St, Chicago, IL 60602. Komuniteti organizoi festën bashkë me Klubet Futbollistike F.C. Kosova dhe Albania F.C.

F.C. Kosova — Kampion i NSL Soccer League 2014

Urime F.C. Kosova, ekipi i futbollit në Chicago, për fitimin e Kampionatit të Divizionit të Parë në NSL Soccer League 2014.

Lajm i Hidhur — Hidai Bregu

Ndërroi jetë i nderuari i komunitetit HIDAI BREGU në moshën 92 vjeçare, biznesmen shqiptar dhe ish-kryetar i Komunitetit Shqiptaro-Amerikan në Illinois. Ceremonia për nderimet e fundit u mbajt të Enjten 28 Gusht 2014, Cumberland Chapels Funeral Home, 8300 W Lawrence Ave, Norridge, IL 60706. Ngushëllime familjes.

Family Picnic / Soccer Tournament

Me 31 Gusht 2014, piknik familjar me ndeshje të ekipeve futbollistike shqiptare në Illinois dhe rrethinë (Milwaukee, Rockford etj). Shpërblimet: Vendi i parë $500, i dyti $300, i treti $200. Morën pjesë Albanian Stars, F.C. Kosova e të tjerë. Adresa: 5825 St. Charles Rd, Berkeley, IL 60163.

Joe DioGuardi viziton Chicago-n

Lideri i Ligës Qytetare Shqiptaro-Amerikane, ish-Kongresmeni z. Joe DioGuardi, ishte në Chicago me 3 dhe 4 Gusht për të përkrahur kërkesat e qytetarëve shqiptar në Maqedoni — fjalim publik me 3 Gusht në 5825 St. Charles Rd, dhe protestë paqësore me 4 Gusht në Daley Center Plaza.

Protesta paqësore kundër padrejtësive ndaj Shqiptarëve në Maqedoni

Të Mërkurën 16 Korrik 2014 ora 11 AM, Komuniteti ftoi bashkatdhetarët në protestë paqësore nga Daley Center Plaza deri para Konsullatës së Maqedonisë në Chicago. Pjesëmarrësit u veshën Kuq e Zi me flamuj kombëtarë.

Përkujtim — Dëshmori Muhamet Bajraktari

Me 13 Korrik 2014 u mbajt takim për të përkujtuar veprimtarinë e dëshmorit Muhamet Bajraktari, që ka rënë për liri në Kosovë në vitin 1999. Familja Bajraktari mori një mirënjohje post-mortem.

AACI merr statusin 501(c)(3)

Me kënaqësi njoftojmë se AACI ka marrë statusin e lirimit nga taksat Federale 501(c)(3) të Kodit të të ardhurave. 5 Qershor, 2014.

Delegacioni i Ministrisë së Diasporës së Kosovës

Një delegacion i Ministrisë së Diasporës së Republikës së Kosovës, në krye me Ministrin Ibrahim Makolli, vizitoi aktivistët dhe biznesmenët shqiptar për të diskutuar krijimin e një rrjeti biznesmenësh shqiptar në SHBA. Data: 25 Prill 2014, Diplomat West.

Manifestimi i Pavarësisë së Kosovës

Festohet me 15 Shkurt 2014, ora 6pm-12am, Diplomat West Banquet Hall, 681 W North Ave, Elmhurst, IL 60126. Çmimi me darkë $35 për të rritur dhe $15 për fëmijë; $30 për anëtarët e komunitetit. Manifestim me pjesë kulturore-artistike.

Takimi me Liderin e Strugës z. Zijadin Sela

Komuniteti takoi liderin e Strugës (Maqedoni) z. Zijadin Sela. Data: 16 Janar 2014, ora 7 PM, 5825 St Charles Rd, Berkeley, IL 60163.