2015

Gëzuar Krishtlindjet dhe Vitin e Ri 2016

Kryesia dhe Vullnetarët e Komunitetit Shqiptaro-Amerikan në Illinois me seli në Chicago i urojnë festat e Krishtlindjeve të gjithë bashkatdhetarëve të Krishterë, dhe suksese në Vitin e Ri 2016.

Festa e Vitit të Ri 2016 — Shoqata Ulqini

Me 31 Dhjetor, 2015 ora 7:00 PM “Shoqata Ulqini” organizon mbrëmjen e Vitit të Ri me këngëtarët: Alma Berisha, Sead Asllani, Blerim Marshiqi dhe Grupi Dardania. Bristol Palace Banquets, 828 E. Rand Rd, Mount Prospect, IL 60056. Loja shpërblyese dhe dhurata falas për fëmijë.

Festa e Krishtlindjeve — Shoqata Don Gjon Buzuku

Shoqata Don Gjon Buzuku në Chicago organizon festën e Krishtlindjeve me 19 Dhjetor, 2015. Crystal Palace Banquets, 1070 S Elmhurst Rd, Mount Prospect, IL 60056.

USKANA — Turne Futbolli “Kërçova 2013”

Me 25 Dhjetor 2015, ora 11 AM – 5 PM, Shoqata “USKANA” organizon një turne futbolli për të afruar bashkëvendasit dhe për të mbledhur fonde për KF Vëllazërimi në vendlindje.

Kamp Dimëror USKANA (Shkurt 2016)

Shoqata “USKANA” organizon Kamp Dimëror për fëmijët me një program edukativ dhe aktivitete. Regjistrimet u pranuan deri më 20 Dhjetor 2015.

Film “Nëntori i Dytë” — Dita e Flamurit Kombëtar

Grupi i nxënësve dhe organizatës studentore Ndërkombëtare (ISO) shfaqën filmin “Nëntori i Dytë” për nder të Ditës së Flamurit Kombëtar. Data: 24 Nëntor, 2015. Hyrja falas.

Njoftim — Kryesia e Re e Komunitetit 2015-2017

Komuniteti Shqiptaro-Amerikan në Illinois përfundoi zgjedhjet e kryesisë për periudhën 2015-2017. Kryesia e re: Kryetar — z. Bujar Breznica; Sekretar — z. Faton Jusufi (terhiqet vullnetarisht me 29 Nëntor, 2015); Arkëtar — z. Shaban Zenuni. Kryesia e re fton të gjithë bashkatdhetarët në bashkëpunim për zhvillimin e mëtejshëm të komunitetit.

Festa e 28 Nëntorit — Dita e Flamurit

Festa u mbajt me muzikë shqiptare nga të gjitha trevat me Këngëtaret Merita Halili dhe Hane Nikprelaj me orkestrën Grupin Dardania. Për herë të parë në historinë e komunitetit organizimi u mundësua me HYRJE FALAS. SHËNIME PAS FESTËS: Në restorantin Diplomat West, plot me mysafirë nga të gjitha trevat kombëtare, argëtuan Merita Halili, Hane Nikprelaj, Kapllan Nikqi dhe nxënësit e shkollës shqipe “Kongresi i Manastirit”. Mbrëmjen e hapi z. Shaban Zenuni; foli edhe ish-kryetari Dr. Luan Elezi dhe kryetari i ri z. Bujar Breznica, i cili nënvizoi objektivën kryesore: realizimi i një Qendre Kulturore Shqiptare me seli në Chicago.

Zgjedhjet nga Shqiptarët e Malit të Zi

Me 7 Tetor 2015 në North Star Restaurant. SHËNIME: Përfaqësues u zgjodh z. Shaban Zenuni (ish-gazetar i Radios së Ulqinit), zëvendës z. Riza Milla. Asambleja e Përgjithshme: Shaban Zenuni, Riza Milla, Naser Jahja, Hasan Ramushi, Mirsad Kurti, Genc Ujkashi, Muzafer Ujkashi, Elez Gjelaj, Nail Resuli, dhe Samir Gjelaj.

Albanian-American Bikers / Chicago

Me 26 Shtator 2015 në Chicago një grup motorçiklistësh shqiptarë morën iniciativën të mblidhen në mënyrë të organizuar, me udhëheqës artistin z. Buki Bobani. Iniciativën e përkrahën Afrim Sejdiu (NICI), Senti Sentiliano, Ric Hoti, Arben Bytuqi, Gëzim Çarkaxhiu, Bashkim Kabashi e shumë të tjerë.

Zgjedhjet nga Shqiptarët e Maqedonisë

Mbledhja e caktuar për 27 Shtator 2015 te Qendra Shqiptare (Xhamija). SHËNIME: Përfaqësues u zgjodh z. Faton Jusufi, aktivist i shquar.

Reagim — Situata e Shqiptarëve në Kumanovë, Maqedoni

Komuniteti Shqiptaro-Amerikan në Illinois lëshoi reagim rreth situatës së shqiptarëve në Kumanovë. Postuar me 12 Maj, 2015.

Piknik Familjar dhe Zgjedhje

Kryesia organizoi një Piknik Familjar dhe zgjedhjet e kryesisë. Adresa: Schiller Woods Grove 10, Irving Park dhe Cumberland Ave, Chicago. Data: 30 Maj, 2015.

Koncert Humanitar për Malësinë e Bujanocit

Aktivistët Shqiptar nga Malësia e Bujanocit organizojnë mbrëmje muzikore për të ndihmuar “Fondin Humanitar për Malësinë e Bujanocit – Gjilan”. Adresa: 5825 St. Charles Rd, Berkeley, IL 60163.

Donacion Bamirësie — 501(c)(3)

Komuniteti dhuroi një donacion bamirësie tek organizatat me status 501(c)(3): March For Kids dhe WBEZ91.5.

Festa e 7-Vjetorit të Pavarësisë së Kosovës

Me 13 Shkurt, 2015 nga ora 6pm–1am. Për argëtimin tuaj u përkujdesën Mimoza Shkodra, Mihrie Braha, Remi Jakupi dhe Naim Abazi. Adresa: Hanging Gardens Banquets, 8301 Belmont Ave, River Grove, IL 60171. I gjithë organizimi u mundësua në baza vullnetare.

Lajm i Hidhur — Selim Muja

Me 1 Mars 2015 ndërroi jetë Selim Muja (babai i Berat Mujës). Funerali u mbajt me 3 Mars 2015 tek Xhamia, 5825 St. Charles Rd, Berkeley, IL 60163.